Detaje kanë filluar të dalin në lidhje me sulmet në Kiev gjatë natës, me kryebashkiakun e qytetit duke thënë se ka pasur shpërthime në lagjen Darnytskyi në periferi të kryeqytetit, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Punonjësit e shpëtimit dhe mjekët ishin në vendngjarje, tha Vitali Klitschko në një postim në internet.
Mbetet e paqartë nëse ka pasur viktima dhe çfarë konkretisht është goditur.
Mbrëmja e djeshme ishte nata e dytë radhazi që rajoni i Kievit është vënë në shënjestër, pas dy javësh qetësi relative në zonë.
Anna Budko, një banore vendase, i tha korrespondentit të BBC-së Yogita Limaye: "Ju harroni ndonjëherë se keni ende frikë nga çdo tingull, edhe nëse ai vjen nga shtëpia e fqinjit tuaj, ose nëse dikush përplas derën e makinës”.
"Ti dridhesh dhe përpiqesh ta kapërcesh atë. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë sa e frikshme është."
Kjo vjen pasi Rusia të premten kërcënoi me më shumë sulme ndaj objektivave strategjikë në Kiev nëse Ukraina vazhdon të bombardojë fshatrat ruse përgjatë kufirit.