Reagon Britania e Madhe: Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën

Evropë

Reagon Britania e Madhe: Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën

Nga: V.N Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:47
Johnson dhe Zelensky

Pas vendimit të Rusisë për të ndaluar Boris Johnson dhe politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike të hyjnë në vend, një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar i ka thënë The Guardian:

"Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë qëndrojnë të bashkuar në dënimin e veprimeve të qortueshme të qeverisë ruse në Ukrainë dhe duke i bërë thirrje Kremlinit të ndalojë luftën. Ne mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për Ukrainën".

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se vendimi ishte marrë “në funksion të veprimit të paprecedentë armiqësor nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar”.

Dominic Raab, Grant Shapps, Priti Patel, Rishi Sunak, Kwasi Kwarteng, Nadine Dorries, James Heappey, Nicola Sturgeon, Suella Braverman dhe Theresa May gjithashtu janë ndaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat