Këshilltari i Zelensky:Transferimi i armëve nga vendet evropiane në Ukrainë po merr “shumë kohë”

Evropë

Këshilltari i Zelensky:Transferimi i armëve nga vendet evropiane në Ukrainë po merr “shumë kohë”

Nga: A.SH Më: 16 prill 2022 Në ora: 17:16
Volodymyr Zelensky

Një nga këshilltarët e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se transferimi i armëve nga vendet evropiane në Ukrainë po merr "shumë kohë".

Në një postim në mediat sociale, Mykhailo Podolyak tha se Ukraina nuk kishte marrë ende armët e kërkuara, përpara se t'u kërkonte vendeve të dërgonin pajisje të tjera. shkruan Sky News, përcjell Bota sot.

Në fillim të kësaj jave, ai bëri homazhe për trupat që mbronin portin jugor të rrethuar të Mariupolit, por pranoi se furnizimet po mbaronin.

Ai tha: “Ata po luftojnë nën bomba për çdo metër të qytetit. Ata e bëjnë Rusinë të paguajë një çmim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat