Rusia publikon bilancin e dëmeve që ia ka shkaktuar ushtrisë ukrainase

Evropë

Rusia publikon bilancin e dëmeve që ia ka shkaktuar ushtrisë ukrainase

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:54
Pamje nga lufta në Ukrainë

Ushtria ruse ka bërë një bilanc të dëmeve që i ka shkaktuar ushtrisë ukrainase në më shumë se 50 ditë luftime që vijojnë të zhvillohen në këtë vend.

Sipas njoftimit të Forcave të Armatosura të Rusisë, ushtrisë ukrainase i janë shkatërruar 134 avionë dhe helikopter, 460 dronë, 2269 tanke dhe shumë mjete të tjera të blinduara që nga dita e parë e nisjes së ofensivës.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral-majori, Igor Konashenkov shprehet se forcat ukrainase kanë humbur rreth 23 mijë njerëz.

Këtu përfshihen edhe mercenarë dhe luftëtarë të huaj deri më 16 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat