Një sulm me raketa mëngjesin e sotëm ka dëmtuar infrastrukturën në qytetin e Brovary, afër kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Kryebashkiaku i Brovary Igor Sapozhko, raportoi sulmin në një postim në internet, por nuk dha detaje mbi shkallën e shkatërrimit dhe viktimat e mundshme, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Më herët sot, një shpërthim është dëgjuar në Kiev për të dytën ditë radhazi, sipas raporteve të mediave lokale.
Ai ndodhi pasi një shpërthim në Kharkiv vrau tre persona dhe plagosi 34 të tjerë, sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov./Botasot