BE ia jep edhe një ndihmë Ukrainës

Evropë

BE ia jep edhe një ndihmë Ukrainës

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:36
Pamje nga lufta në Ukrainë

Bashkimi Evropian (BE), ka njoftuar 50 milionë euro shtesë në fonde humanitare për të mbështetur civilët e prekur nga pushtimi rus në Ukrainë.

Ky financim i ri do të "adresojë nevojat më urgjente humanitare", duke ofruar shërbime mjekësore emergjente, qasje në ujë të pijshëm të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë me para dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore, tha BE, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Kjo e sjell fondin total të ndihmës humanitare të BE-së në përgjigje të luftës në 143 milionë euro.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic, tha: “Me miliona njerëz në lëvizje ose të bllokuar në zonat aktive të luftës, nevojat në Ukrainë janë tashmë masive.

 Tani, ne duhet të përgatitemi për një rritje të mëtejshme të sulmeve të pamëshirshme të Rusisë ndaj Ukrainës, veçanërisht në lindje.

Me këto 50 milionë euro shtesë, BE-ja vazhdon me shpejtësi të vërë në dispozicion fonde humanitare për partnerët e saj në mënyrë që të rrisë më tej ndihmën.

Do të ndihmojë njerëzit në zonat e vështira për t'u arritur, të cilëve u është ndërprerë qasja në kujdesin shëndetësor, ujë dhe energji elektrike, dhe ata që janë detyruar të ikin dhe të lënë gjithçka pas. Ukrainë, ne jemi me ju”./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat