Siç kemi raportuar, nuk ka asnjë tregues nga Ukraina se do t'i dorëzohet Rusisë në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andriushchenko, tha në Telegram se pavarësisht "korridorit të dorëzimit" të Rusisë për trupat e mbetura "në qytet, mbrojtësit tanë vazhdojnë të mbajnë mbrojtjen".
Andriushchenko shtoi se armiqësitë nga Rusia nuk janë të kufizuara në fabrikën e çelikut Azovstal, ku raportohet se po qëndrojnë ushtarë ukrainas.
"Gjatë luftimeve, pushtuesit kanë granatuar sërish me artileri të rëndë shtëpi private të banimit”, tha ai.