Guvernatori i rajonit të Mykolaiv të Ukrainës ka thënë për BBC se ka pasur sulme të vazhdueshme me raketa në qytet dhe zonat përreth që nga mëngjesi i së dielës.
Vitaliy Kim tha: “Sot në mëngjes ka pasur raketa, të cilat kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike që ofrojnë për një nga rajonet e qytetit tonë".
Një ekip i BBC-së duke iu afruar qendrës së qytetit dëgjoi shpërthime në distancë. Zëdhënësi ushtarak për rajonin thotë se rusët po bombardojnë rrjetet e energjisë elektrike, shtëpitë dhe këndet e lojërave me lloje të ndryshme raketash.
Një dëshmitar okular në Mykolaiv tha se ishte e vështirë të përcaktohej vendi i sulmeve.
Ushtria në Mykolaiv ka penguar forcat ruse që kërkojnë të pushtojnë cepin juglindor të Ukrainës, duke përfshirë qytetin port strategjik të Odesës. Kim tha se pavarësisht sulmeve të fundit, rusët nuk e kanë lëvizur ende vijën e frontit.
“Ato [forcat ruse] nuk mund të përparojnë brenda një dite, as në një javë, nuk mund të përparojnë dhe të arrijnë në Mykolaiv. Kështu që njerëzit do të kenë pak kohë për t'u larguar nga Mykolaiv, nëse ai bëhet i rrezikshëm. Dhe nëse shoh se bëhet e rrezikshme në qytet, do t'u them të gjithëve të largohen", tha ai.