Çanak: Serbia të ndalojë sorollatjet dhe të vendos sanksione ndaj Rusisë

Evropë

Çanak: Serbia të ndalojë sorollatjet dhe të vendos sanksione ndaj Rusisë

Nga: F.B Më: 17 prill 2022 Në ora: 16:32
Nenad Çanak

Kreu i Ligës Social-demokrate të Vojvodinës Nenad Çanak, ka ftuar sot “subjektet progresive pro-evropiane” në Serbi, që të mbështesin vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

"Çdo gjë tjetër përbën sorollatje dhe gjueti në mjegull pa një qëllim të qartë, që shumë lehtë mund të përfundojë me goditje koke në mur", ka thënë Çanak, transmeton “Bota sot”.

Çanak ka shtuar se “të gjitha vendet demokratike evropiane dhe në botë kanë vendos sanksione ndaj Rusisë dhe kanë dënuar qartë agresionin e saj në Ukrainë”, duke përkujtuar se me këto sanksione janë bashkuar edhe vendet tradicionalisht neutrale sikurse edhe vendet e rajonit përderisa Serbia edhe më tutje nuk ka ndërmarr këtë hap.

"Politika e ‘dy karrigeve’, ‘katër shtyllave’, ‘edhe në lindje edhe në perëndim’ është joserioz, e keqe edhe praktikisht e pamundur. Vazhdimi i rrugës evropiane është garantues i vetëm i jetës dhe standardit më të mirë dhe kualitetit të jetës së qytetarëve. Prandaj, ne si shtet dhe shoqëri, duhet të tregojmë vendosmëri dukshëm më të madhe në rrugën e bashkëngjitjes së Serbisë në BE", vlerësoi Çanak.

Sipas tij, Serbia sa më parë duhet t'i bashkohet sanksioneve, "sepse me atë akt nuk përfaqëson vetëm mbështetje të fortë globale për paqen edhe sigurinë, por edhe hap të madh civilizues që Serbinë e afron me bashkësinë e vendeve evropiane, të cilës i takon në aspektin historik, politik dhe kulturor“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat