Kuzhina e famshme e José Andrés u shkatërrua nga bombardimet

Evropë

Kuzhina e famshme e José Andrés u shkatërrua nga bombardimet

Nga: V.N Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:36
Jose Andres

Një kuzhinë komunitare e ngritur nga kuzhinieri i famshëm José Andrés ishte ndër ndërtesat e shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin Kharkiv të shtunën, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Kryebashkiaku i Kharkiv tha se tre persona u vranë dhe 34 u plagosën nga sulmet me raketa në qytet.

Nate Mook, CEO i World Central Kitchen, postoi një video të tij në ndërtesën e shkatërruar, duke shtuar se katër anëtarë të stafit u plagosën në sulmin me raketa.

Andrés themeloi World Central Kitchen në vitin 2010 pas tërmetit shkatërrues në Haiti që zhvendosi qindra mijëra njerëz. Që atëherë, organizata ka ngritur kuzhina të komunitetit në disa zona të fatkeqësive në mbarë botën.

World Central Kitchen tani operon kuzhina në 30 qytete të Ukrainës dhe thotë se ofron gati 300 mijë vakte në ditë.

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se Andrés tha se sulmi në Kharkiv në Kharkiv tregoi se dhënia e ushqimit "në mes të një lufte të pakuptimtë" ishte një akt guximi dhe se kuzhinierët e tij nuk do ta ndalonin punën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat