Serhii Haidai, kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut, tha se granatimet ruse goditën një kishë në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk.
"Orkët [term nënçmues ukrainas për trupat ruse] granatuan kishën në Severodonetsk të Dielën e Palmës," tha Haidai, raporton CNN, transmeton Bota sot.
Shumë ukrainas respektuan të Dielën e Palmës më 17 Prill në përputhje me kalendarin Julian.
Prej fillimit të luftës Rusia nuk ka kursyer as objektet fetare, duke djegur çdo gjë para vetës,