Janë publikuar imazhet e para që tregojnë luftanijen ruse Moskva në zjarr.
Ekspertët detarë e identifikuan anijen si Moskva, por burimi i imazheve dhe koha e marrë nuk dihen, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Ukraina pretendon se goditi me raketa anijen e flotës ruse të Detit të Zi.
Russian Black Sea Fleet Prj. 712 sea rescue tug Shakhter (SB-922) alongside the Moskva pic.twitter.com/9LIkERQxLY
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 18, 2022
Rusia tha se anija u fundos ndërsa po tërhiqej në port, por nuk ka pranuar sulmin - në vend të kësaj pretendon se zjarri ishte aksidental.
Nëse pretendimet e Ukrainës janë të vërteta, siç besojnë ekspertët perëndimorë, do të ishte një goditje e madhe për Rusinë.
