Familja e një britaniku, i cili thuhet se është kapur nga forcat ruse ndërsa luftonte në Ukrainë, thonë se shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë të situatës së tij.
Shaun Pinner, 48 vjeç, i cili po shërben në ushtrinë ukrainase, është shfaqur në televizionin shtetëror rus, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Familja e tij thotë se ai ishte një burrë "qesharak, shumë i dashur, me qëllime të mira".
Ata po bëjnë thirrje që ai - dhe Aiden Aslin, një tjetër britanik i mbajtur nga rusët - të trajtohen në përputhje me Konventën e Gjenevës. Një burim i Zyrës së Jashtme dënoi "shfrytëzimin e të burgosurve të luftës për qëllime politike".
Ata i bënë thirrje Kremlinit që të trajtojë njerëzisht të gjithë të burgosurit e luftës.
Në një deklaratë, familja e Pinner tha se ai ishte një ushtar "i respektuar" në Ushtrinë Britanike përpara se të transferohej në Ukrainë katër vjet më parë për të përdorur përvojën e tij të mëparshme dhe stërvitjen me ushtrinë ukrainase.