Në raporte të mëtejshme për bombardime, dy persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi sot rrethin Osnovyansky të Kharkivit, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Dmitry Çubenko tha se procedimi penal ishte hapur pas incidentit - në të cilin një burrë dhe një grua vdiqën - duke shtuar se granatimet ruse ranë në këndet e lojërave pranë ndërtesave të banimit.
Ushtria ruse qëlloi gjithashtu mbi një numër objektesh mjekësore në Kharkiv, duke shkatërruar qendrën perinatale, tha kryetari i saj Igor Terekhov për mediat lokale.
“Tani ne po i transferojmë gratë që do të lindin në institucione të tjera mjekësore”, tha ai.