Pra, cila është situata në Mariupol? Siç kemi dëgjuar, beteja për qytetin port ukrainas vazhdon dhe kryeministri thotë se trupat mbrojtëse do të "luftojnë deri në fund".
Ndërkohë, ministri i Jashtëm akuzoi Rusinë se po përpiqet të rrafshojë Mariupolin me tokë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Qyteti zë një vend strategjik kyç. Kapja e tij mund t'i japë Rusisë komandën mbi një zonë të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore.
Moska thotë se tani kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, megjithëse Batalioni Azov i Ukrainës po qëndron ende në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal.