Ukrainasve në Rusi u tha të niseshin për në Estoni

Evropë

Ukrainasve në Rusi u tha të niseshin për në Estoni

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:28
Taganrog në Rusi ka pritur të evakuuarit nga qyteti ukrainas i Mariupol

Ukraina thotë se qytetarët e dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre duhet të përpiqen të shkojnë në Estoninë fqinje, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Janë bërë marrëveshje që ata të marrin ndihmë konsullore në qytetin kufitar të Estonisë Narva, tha ombudsmeni i të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Ukraina pretendon se mijëra njerëz nga rajonet e pushtuara në lindje, duke përfshirë qytetin e Mariupol, janë dërguar me forcë në Rusi. Nuk është diçka që BBC ka mundur të verifikojë.

Moska i mohon akuzat.

Kryebashkiaku i Mariupol tha të hënën se rreth 40,000 civilë ishin zhvendosur në Rusi ose në rajonet e kontrolluara nga Rusia të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat