Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se "beteja për Donbas" tani është duke u zhvilluar.
Komentet e tij pasojnë paralajmërimet nga zyrtarë të tjerë të lartë se Rusia ka filluar sulmin e saj të shumëpritur në rajonin lindor të hënën, raporton BBC, përcjell Bota sot.
“Tani mund të konfirmojmë se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, të cilën ata e kanë përgatitur për një kohë të gjatë.
Një pjesë e madhe e ushtrisë ruse tani i është përkushtuar kësaj ofensive” thuhet në njoftimin e Presidentit Volodymyr Zelensky.