Kryeministri i Ukrainës: Forcat ukrainase do të luftojnë deri në fund në Mariupol

Evropë

Kryeministri i Ukrainës: Forcat ukrainase do të luftojnë deri në fund në Mariupol

Nga: M.H. Më: 19 prill 2022 Në ora: 06:48
Denys Shmyhal

Forcat ukrainase që mbrojnë qytetin port të rrethuar të Mariupolit do të luftojnë deri në fund kundër trupave ruse, thotë kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

Në një intervistë, Shmyhal tha se afati i Rusisë që forcat ukrainase në Mariupol të dorëzoheshin deri të dielën ishte injoruar, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

"Qyteti ende nuk ka rënë," tha ai. "Ka ende forcat tona ushtarake, ushtarët tanë, kështu që ata do të luftojnë deri në fund. Dhe për momentin, ata janë ende në Mariupol," tha ai për rrjetin amerikan, ABC.

Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, ndërsa Batalioni Azov i Ukrainës është ende duke qëndruar në Azovstal, një fabrikë e madhe çeliku me pamje nga deti Azov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat