Deputetja ukrainase thotë se vendi ka nevojë për armë

Evropë

Deputetja ukrainase thotë se vendi ka nevojë për armë

Nga: A.SH Më: 19 prill 2022 Në ora: 07:38
Deputetja Lesia Vasylenko

Një deputete ukrainase ka bërë thirrje për një takim urgjent me liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Rumanisë, Kanadasë dhe SHBA-së, ndërsa forcat ruse nisën një ofensivë të re të madhe në Ukrainën lindore, raporton Sky New, pëcjell Bota sot.

Deputetja Lesia Vasylenko ftoi gjithashtu sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefen e BE-së Ursula von der Leyen për bisedime.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ajo shkroi: "Ukraina ka nevojë për armë dhe ka nevojë për ndërhyrje nga ushtria aleate".

Forcat ruse janë ripozicionuar në lindje pasi u penguan në përpjekjen e tyre për të kapur kryeqytetin, Kiev.

Kremlini thotë se dëshiron të "çlirojë" rajonin dhe luftëtarët separatistë pro-rusë janë duke luftuar me ushtrinë ukrainase në zonë për disa vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat