Rusia u bën thirrje trupave ukrainase në Mariupol që të “ulin armët”

Evropë

Rusia u bën thirrje trupave ukrainase në Mariupol që të “ulin armët”

Nga: A.SH Më: 19 prill 2022 Në ora: 10:36
Ukrainë

Më herët kemi raportuar se forcat separatiste të mbështetura nga Rusia po përpiqeshin të sulmonin fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin e rrethuar të Mariupolit, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Fabrika është vendi ku mendohet se janë vendosur trupat e fundit ukrainase të mbetura në qytetin port.

Tani, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se ata po u bëjnë thirrje batalioneve nacionaliste dhe mercenarëve të huaj që "të pushojnë çdo armiqësi dhe të dorëzojnë armët" për të "garantuar ruajtjen e jetës".

Në një deklaratë thuhej: “U bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve zyrtare të tregojnë maturi, t'u japin udhëzimet e duhura militantëve për t'i dhënë fund rezistencës së pakuptimtë dhe largimin nga vatra e rezistencës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat