Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të udhëtojë në Kiev në ditët e ardhshme për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha një zyrtar i lartë i qeverisë spanjolle për CNN të martën.
Zyrtari tha se nuk mund të jepnin më shumë informacion “për arsye sigurie”, përcjell “Bota sot”.
Spanja njoftoi të hënën se do të rihapte ambasadën e saj në Kiev në ditët në vijim.
Ambasada u mbyll me personel të evakuuar në Varshavë, në Poloninë fqinje, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit.
Rihapja do të jetë "një shenjë e re e përkushtimit të qeverisë dhe shoqërisë spanjolle ndaj popullit ukrainas," tha Sanchez për TV spanjoll Antena 3 të hënën.