Rusia ka filluar të sulmojë fabrikën e çelikut

Evropë

Rusia ka filluar të sulmojë fabrikën e çelikut

Nga: M.L. Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Luftëtarët e mbështetur nga Rusia kanë filluar të sulmojnë uzinën Azovstal, një fabrikë masive hekuri dhe çeliku, sipas një zyrtari pro-Moskë të cituar nga BBC, përcjell "Bota sot".

Kompleksi industrial është vendi ku janë strehuar mbrojtësit e fundit ukrainas të Mariupolit.

Eduard Basurin, i cili përfaqëson Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut, tha se trupat sulmuese po ndihmohen nga avionët dhe artileria ruse.

Ai mohoi raportet ukrainase se 1000 civilë ukrainas ndodhen gjithashtu në uzinë, ku po strehohen në bunkerë dhe tunele.

Forcat ruse po bombardojnë zonën rëndë dhe zona të banuara diku tjetër në Mariupol, tha një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit./M.L.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat