“Çmenduri, vendi është zhytur në m**”, miliarderi rus del hapur kundër Putinit

Evropë

“Çmenduri, vendi është zhytur në m**”, miliarderi rus del hapur kundër Putinit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 18:09
Oleg Tinkov

Miliarderi rus, Oleg Tinkov i ka dalë kundër Putinit duke u shprehur kundër luftës që vendi i tij i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Oleg e ka quajtur luftën çmenduri dhe i ka përshkruar mbështetësit e e veprimeve ushtarake të Moskës të marrë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tinkov një ish-bankier miliarder, i cili është sanksionuar nga Britania tha se “90% e rusëve” janë kundër luftës, shkruan The Guardian.

“Unë nuk shoh ASNJË përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është mut dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, shkruan miliarderi rus në Instagram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat