Zelensky: Lufta do të kishte përfunduar, nëse Ukraina do të kishte më shumë armatim

Evropë

Zelensky: Lufta do të kishte përfunduar, nëse Ukraina do të kishte më shumë armatim

Nga: H.O. Më: 20 prill 2022 Në ora: 06:50
Volodymyr Zelensky

Në fjalimin e tij të natës me video drejtuar vendit të tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira "të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë".

Presidenti Zelensky tha se "në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh".

Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, "është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve".

Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat