Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa tjerë janë lënduar, kur shpërtheu një autobus në Bursa të Turqisë.
Nga të lënduarit, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. E shpërthimi sipas mediave turke, ka ndodhur brenda autobusit që kishte gardian të burgut.
Deri më tani nuk mund të përcaktohet shkaku, por nuk është përjashtuar mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist, ku është bërë e ditur se hetimet po vazhdojnë.
Guvernatori i Bursas, Jakup Çanbolat, ka thënë para gazetarëve se hetuesit kanë gjetur bombë artizanale në një shtyllë elektrike e cila ishte aktivizuar nga distanca derisa autobusi po kalonte pranë.