Mykyta Poturayev, kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas,bisedoi me anëtarët të Parlamentit Evropian përmes video-lidhjes.
Ai tha se "Gjysmë milionë qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre", raporton TheGuardian, përcjell Bota sot.
Ai tha se nuk kishte “asnjë mundësi” për të kontaktuar me këta njerëz dhe i bëri thirrje Kryqit të Kuq që të vendosë kontakte me të zhdukurit.
Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur shifrën e dhënë nga Poturayev, i cili nuk dha detaje apo prova mbështetëse.
Poturayev tha se ishte i shqetësuar për fatin e atyre ukrainasve që ai thotë se ishin dërguar në Rusi, duke u thënë ligjvënësve evropianë: “Ne dimë për të ashtuquajturat kampe filtrimi për qytetarët ukrainas. Ky është një nga drejtimet e mundshme të veprimtarisë së Kryqit të Kuq, të paktën për të gjetur këta të dëbuar dhe për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta në territorin e Federatës Ruse”.
Alexandra Boivin, një zyrtare e Kryqit të Kuq, tha se organizata e saj po fliste me autoritetet ruse për mundësitë për të ndihmuar këta njerëz, duke shtuar: “Pyetja nëse mund të konfirmojmë se njerëzit janë zhvendosur me forcë në këtë moment është një pyetje të cilës nuk mund t'i përgjigjem… por sigurisht që është një çështje shqetësuese”.