Komente interesante po dalin nga Moska pasditen e sotme, ku ka folur presidenti rus Vladimir Putin.
Putin ka akuzuar Perëndimin për vendosjen e kufizimeve "të paligjshme" ndaj kompanive ruse, duke pretenduar se këto sanksione shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
“Këto masa (sanksione) janë në kundërshtim me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë kanë përsëritur vazhdimisht respektimin e tyre”, tha ai.
Sanksione të ashpra janë vendosur ndaj aseteve dhe individëve rusë nga aleatët perëndimorë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi në fund të shkurtit.
Ato ishin krijuar për të ushtruar presion ndaj Putinit për të tërhequr forcat e tij./Botasot