Një grup i vogël civilësh ishte në gjendje të largohej nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit në orët e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, përcjell Bota sot.
Dëshmitarët në qytetin port pohojnë se dhjetëra njerëz hipën në një kolonë të vogël autobusësh dhe u nisën nga një pikë e planifikuar evakuimi për në Zaporizhzhia.
Këshilli i qytetit të Mariupolit, tha më herët se shpresonte të evakuonte rreth 6,000 njerëz sipas një marrëveshjeje paraprake me Rusinë të mërkurën.
Kuptohet se mbi 100,000 njerëz mbeten në Mariupol./Botasot