Hulumtim opinioni në Serbi: 44% kundër integrimit evropian, 35 për, ndërsa 21% të pavendosur

Evropë

Hulumtim opinioni në Serbi: 44% kundër integrimit evropian, 35 për, ndërsa 21% të pavendosur

Më: 21 prill 2022 Në ora: 14:57
Serbia

Për herë të parë shumica e qytetarëve të Serbisë janë shpreh kundër hyrjes së Serbisë në BE, kanë thënë nga agjencia Ipsos në hulumtimin e kryer, sipas të cilit 44 për qind e qytetarëve të anketuar është kundër integrimit evropian të Serbisë, 35 për dhe 21 janë të pavendosur, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Rënia e mbështetjes sipas kësaj organizate  po ndodhë në kohë të krizave kur ka presione në Kosovë apo për shkak pandemisë, por asnjëherë nuk ka pasur kaq rënie si hulumtimi i javës së kaluar.

Marko Uljareviç drejtor i Ipsos, ka thënë se është hera e parë që nga hulumtimet të lidhura me integrime që qytetarët e Serbisë me shumicë janë kundër bashkëngjitjes në BE në rast referendumi eventual, ndaj atyre që mbështesin integrimin.

"Në mars kemi pasur rritje të numrit të personave që janë kundër integrimit në krahasim me rënien e lehtë të atyre që e mbështesin, kjo ka vazhduar edhe këët muaj dhe tash 34.9 për qind mbështesin integrimin në BE dhe 43.8 janë kundër”, tha Uljareviç.

Këtë ndryshim ai e lidh me luftën në Ukrainë dhe “mosbalancimin e Serbisë në rrethanat e reja dhe presionet që bëhen nga perëndimi për të vendosur sanksione. Sigurisht në këtë situatë Rusia nuk rri duarkryq por shfrytëzon fuqinë e saj para së gjithave varësinë energjetike dhe mbështetjen në organizata të ndryshme ndaj statusit të Kosovës”, tha ai.

Periudha ku dy të treta mbështesnin integrimin u ndërpre kur pranimi i Kosovës si shtet i pavarur ishte parakusht për integrimin e Serbisë.

"Vendosja e dilemës për Rusinë apo perëndimin nuk duhet të jetë kuadër në bazë të cilës merren vendime. Serbia duhet të tregoj pjekuri dhe të vendos interesat e saj në vend të parë dhe nga partnerët të kërkoj mbështetje, gjë që pa peshë për realizimin e saj në praktikë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat