Ukraina zgjat deri më 25 maj regjimin e gjendjes ushtarake

Evropë

Ukraina zgjat deri më 25 maj regjimin e gjendjes ushtarake

Më: 21 prill 2022 Në ora: 23:34
Pamje nga lufta në Ukrainë

Parlamenti i Ukrainës miratoi projektligjin për zgjatjen e regjimit të gjendjes ushtarake të propozuar nga presidenti Volodymyr Zelensky.

Në parlament u diskutua dhe u pranua “Projektligji për miratimin e Dekretit të Presidentit për Zgjerimin e Ligjit Ushtarak në Ukrainë”, dërguar nga Zelensky, shkruan Anadolu.

Me miratimin e parlamentit, gjendja ushtarake në vend do të vazhdojë deri më 25 maj.

Zelensky kishte shpallur gjendjen ushtarake midis 24 shkurtit dhe 25 prillit, për shkak të sulmeve ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat