Një aeroplan ukrainas është rrëzuar gjatë një fluturimi teknik në jug të Ukrainës dhe ka viktima, thanë autoritetet lokale.
Avioni AN-26, një avion transporti ushtarak i drejtuar nga forcat e armatosura ukrainase, u rrëzua të premten në mëngjes.
Avioni u rrëzua në rrethin Vilnia në rajonin e Zaporizhzhia, tha administrata ushtarake rajonale e Zaporizhzhia, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Rrethanat e rrëzimit janë duke u verifikuar dhe do të ketë më shumë informacion më vonë, shtuan autoritetet.