E rëndë! Një person gjendet i vdekur në nënstacionin elektrik

Evropë

E rëndë! Një person gjendet i vdekur në nënstacionin elektrik

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:35
Burri tentoi të vidhte materiale nga një transformator dhe u godit nga rryma.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një person ëhstë gjetur i vdekur në një nënstacion elektrik. Ngjarja ndodhi në Poseidonos Avenue.

Sipas Protothemës, burri tentoi të vidhte materiale nga një transformator dhe u godit nga rryma. Më herët, zjarrfikësja tha se shkak i mundshëm i vdekjes së burrit konsiderohet goditja elektrike.

Më herët në vendin e ngjarjes tragjike kanë shkuar gjashtë zjarrfikës me dy automjete. Hetimet paraprake pritet të kryhen nga policia për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Vitet e fundit, vjedhjet e transformatorëve janë bërë një fenomen i zakonshëm. Policia, duke vendosur një sistem sigurie në objektet kritike, po përpiqet të zgjidhë problemin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat