Tërmeti në BeH: Viktima e parë, Elmira Sefo, 27 vjeçe

Evropë

Tërmeti në BeH: Viktima e parë, Elmira Sefo, 27 vjeçe

Më: 23 prill 2022 Në ora: 08:06
Elmira Sefo

Një tërmet i fuqishëm i cili mbrëmë e goditi rajonin e Hercegovinës ka marrë edhe një viktimë. Ka vdekur Elmira Sefo nga Stollaci, raporton Klix.ba.

Tërmeti i cili e tronditi para gjithash, Hercegovinën, ndërsa u ndie edhe nëpër gjithë Bosnjën, Dallmacinë, Malin e Zi dhe Kosovën, ishte me fuqi prej 5,6 shkallëve të Richterit.

Më së rëndi ishte në Stollac ku ka rënë një shkëmb mbi një shtëpi dhe me këtë rast e lëndoi rëndë Elmira Sefo-n, 27 vjeçare e cila për shkak të lëndimeve të marra edhe vdiq.

Sipas dëshmive të vendësve, Elmira ka jetuar me prindër, të cilit gjithashtu janë lënduar, por lehtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat