Momenti kur politikani rrëzohet në mes të emisionit

Evropë

Momenti kur politikani rrëzohet në mes të emisionit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 10:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përballja parazgjedhore në RTV Sllovenia shënoi rrëzimin e kryetarit të Partisë Kombëtare dhe largimin e parakohshëm të kryetarit të partive të qendrës së majtë.

Ky ngjarje, pati një jehonë të fortë te përdoruesit e rrjeteve sociale. Disa kanë shkruar se kanë kohë që nuk kanë parë një “program kaq argëtues”.

Të ftuarit u grindën dhe ofenduan njëri-tjetrin ndërsa moderatorit i doli emisioni jashtë kontrollit.

Në vazhdim të emisionit, kreu i Partisë ultranacionaliste Kombëtare, Zmago Jelinçiç, u largua nga studio në shenjë proteste, por u rrëzua.

Jelinçiç raportohet se fatmirësisht nuk është lënduar, gjë që sipas tij, “e ka ndihmuar edhe fakti se dikur ka stërvitur arte marciale”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat