Një i ri nga Bosnja, Nedim Lepic, i cili është një YouTuber, ka ndjerë tërmetin e fuqishëm mbrëmjen e të premtes.
Ai e përjetoi gjatë një transmetimit live në internet dhe reagimi i tij është bërë tani viral.
Sipas mediave boshnjake, ai po transmetonte live videolojën e tij mbrëmjen e djeshme dhe në një moment ka ndjerë tërmetin, të cilin kamera e ka regjistruar.
“Tërmet, tërmet o njerëz, një tërmet i fortë, o nëna ime”, dëgjohet të ketë thënë Nedimi dhe nxitoi për tek dera e dhomës.