Patriarku rus shpreson për paqen, por nuk e dënon luftën

Evropë

Patriarku rus shpreson për paqen, por nuk e dënon luftën

Nga: A.SH Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:53
Patriarku Kirill

Udhëheqësi i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, ka thënë se shpreson që konflikti në Ukrainë të përfundojë së shpejti. Por duke folur në prag të Pashkëve Ortodokse, ai nuk e dënoi luftën, raporton BBC, transmeton Bota sot.

“Zoti para së gjithash pajtoftë popullin tonë në Ukrainë, në Donbas, ku ende po derdhet gjak”, tha.

Deklarata i bëri jehonë pohimit të Presidentit Vladimir Putin se rusët dhe ukrainasit janë në thelb i njëjti komb.

Dhëntë Zoti që kjo dhuratë e Pashkëve t'i ndihmojë ata që janë përfshirë në këtë konflikt të vështirë të qetësojnë zemrat, mendjet, shpirtrat e tyre, në mënyrë që grindjet e brendshme të marrin fund sa më shpejt dhe të mbretërojë paqja e shumëpritur”, tha patriarku.

Një aleat i ngushtë i Putinit, ai ka bërë më parë deklarata duke mbështetur ofensivën e Moskës në Ukrainë dhe ka zemëruar disa brenda Kishës Ortodokse Ruse brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat