Sulmi me raketa godet Odesën, një i vdekur

Evropë

Sulmi me raketa godet Odesën, një i vdekur

Nga: A.ZH Më: 23 prill 2022 Në ora: 15:54
Pamje nga lufta në Ukrainë

Një raketë ka goditur infrastrukturën në qytetin port të Odesas, kanë thënë autoritetet lokale.

Një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, thotë se forcat ruse qëlluan të paktën gjashtë raketa lundrimi në qytet, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Forcat ukrainase rrëzuan disa raketa, por të paktën një u ul dhe shpërtheu, tha Anton Gerashchenko.

Të paktën një person u vra dhe ndërtesat e banimit u goditën.

Odesa, në Ukrainën jugore, ka parë një sasi të kufizuar luftimesh deri më tani, por është përgatitur për një sulm rus./Botasot
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat