Guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, ka thënë se dy civilë janë vrarë në një sulm artilerie.
Dy persona të tjerë u plagosën në sulmin në qytetin e vijës së parë të Zolote, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Forcat ruse kanë rritur sulmet e tyre në Ukrainën lindore dhe po synojnë të marrin nën kontroll zonat e kontrolluara nga ukrainasit.
Disa pjesë të rajonit lindor të Donbasit - i përbërë nga Luhansk dhe Donetsk - kontrollohen tashmë nga separatistët pro-rusë./Botasot