Qeveria ukrainase shpall shtetrrethimin gjatë fundjavës së Pashkëve

Evropë

Qeveria ukrainase shpall shtetrrethimin gjatë fundjavës së Pashkëve

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:43
Pamje nga lufta në Ukrainë

Qeveria ukrainase ka shpallur shtetrrethimin gjatë fundjavës së Pashkëve, mes paralajmërimeve të vazhdueshme nga autoritetet për potencialin e rritjes së aktivitetit ushtarak rus gjatë festimeve, shkruan CNN.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas, njoftoi shtetrrethimin në një deklaratë të shtunën.

Shtetrrethimi do të jetë në fuqi nga ora 19:00 deri në orën 5 të mëngjesit në rajonet Donetsk, Luhansk, Kharkiv, Zaporizhzhia, Mykolaiv dhe Kherson. Në rajone të tjera të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e Kievit, shtetrrethimi do të hyjë në fuqi të shtunën nga ora 23:00 deri të dielën në orën 5 të mëngjesit.

Në fillim të kësaj jave, zyrtarët në rajonet e Luhansk dhe Sumy u kërkuan banorëve të merrnin pjesë në shërbimet virtuale në internet, për shkak të rrezikut të shtuar të sulmeve ruse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat