Zelensky: Putin do të përdorë armë bërthamore vetëm në këtë rast

Evropë

Zelensky: Putin do të përdorë armë bërthamore vetëm në këtë rast

Nga: A.ZH Më: 23 prill 2022 Në ora: 21:38
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se një lider botëror do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse ai "ka humbur kontaktin me realitetin, me sensin e shëndoshë".

Ai vazhdoi: "Nëse lideri i Federatës Ruse nuk e humb lidhjen me sensin e shëndoshë, ai nuk do të përdorë armë bërthamore”, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Zelensky tha se është e mundur që Rusia të përdorë armë bërthamore, por ai "nuk dëshiron të besojë në një mundësi të tillë".

Ai tha gjithashtu se Ukraina nuk do të përdorte kurrë armë bërthamore, nëse do t'i kishte ato./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat