8 të vdekur nga sulmet me raketa ruse në Ukrainën jugore

Evropë

8 të vdekur nga sulmet me raketa ruse në Ukrainën jugore

Nga: M.H. Më: 23 prill 2022 Në ora: 23:25
Njerëzit reagojnë teksa largohen nga një ndërtesë shumëkatëshe në Odesa pas sulmit të trupave ruse, të shtunën, më 23 prill.

Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov, tha në një deklaratë në Telegram se gjithsej tetë persona u vranë në qytetin port pas sulmeve me raketa ruse.

"Pas shpinës sime është ajo që rusët e quajnë një objektiv ushtarak," tha ai.

"Një ndërtesë banimi që ata për disa arsye e quajnë objekt ushtarak. Tetë njerëz vdiqën. Një fëmijë tre muajsh është në mesin e tyre. Ajo ende nuk e kishte parë jetën. Ju [rusët] jeni përbindësh, digjeni në ferr”, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Në një deklaratë të veçantë, autoritetet lokale thanë se puna e shpëtimit ishte ende duke u zhvilluar në një ndërtesë banimi të dëmtuar. Gjithsej 86 persona u evakuuan dhe rrënojat ende po çmontoheshin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një konferencë shtypi 18 ose 20 persona ishin lënduar në sulm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat