Inteligjenca britanike nxjerr detajet e fundit, tregon çka po e pengon luftën ruse ndaj ukrainasve

Evropë

Inteligjenca britanike nxjerr detajet e fundit, tregon çka po e pengon luftën ruse ndaj ukrainasve

Nga: A.ZH Më: 24 prill 2022 Në ora: 08:53
Automjetet ushtarake ruse lëvizin në një zonë të kontrolluar nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Mariupol

Ukraina ka zmbrapsur sulme të shumta ruse përgjatë vijës së kontaktit në rajonin lindor të Donbasit këtë javë.

Kështu bëhet e ditur në përditësimin e fundit të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë: “Pavarësisht se Rusia ka bërë disa përfitime territoriale, rezistenca e Ukrainës ka qenë e fortë në të gjitha akset dhe ka shkaktuar kosto të konsiderueshme për forcat ruse.

Morali i dobët rus dhe koha e kufizuar për të rindërtuar, ripajisur dhe riorganizuar forcat nga ofensivat e mëparshme ka të ngjarë të pengojnë efektivitetin luftarak rus”./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat