Sophy Ridge e Sky News, ka folur me avokaten e të drejtave të njeriut Helena Kennedy QC, për hetimin e krimeve të luftës në Ukrainë dhe ajo ka bërë pyetjen që të gjithë duam të dimë përgjigjen: a mund të ndiqet penalisht vetë Vladimir Putin?
Por, nuk duket se kjo do të ndodhë së shpejti, raporton Bota sot.
Kennedy tha se është "shumë e vështirë për të sjellë liderët para drejtësisë" dhe ka të ngjarë të ndodhë vetëm nëse Ukraina shpall fitoren në luftë.
Megjithatë, ajo theksoi se ka qenë e mundur të ndiqen penalisht liderë të tjerë dhe ne mund të shohim diçka si gjyqet e Nurembergut, të cilat u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore.
Ajo tha se avokatët do të "shikojnë me kujdes se cilat do të ishin hapat, por ne jemi shumë larg nga kjo"./Botasot