Ukraina: Forcat ruse po sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol

Evropë

Ukraina: Forcat ruse po sulmojnë vazhdimisht fabrikën e çelikut në Mariupol

Nga: A.ZH Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:29
Fabrika e çelikut në Mariupol

Negociatori i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak, ka akuzuar Rusinë se ka bombarduar një fabrikë çeliku në Mariupol me "bomba të rënda ajrore dhe artileri".

Siç ka raportuar Sky News gjatë ditëve të fundit, xhepi i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol është i fshehur në uzinën Azovstal, përcjell Bota sot.

Në një postim në Twitter, Podolyak tha: "Rusia po sulmon vazhdimisht Mariupol Azovstal. Vendi ku ndodhen civilët dhe ushtarakët tanë, është granatuar me bomba të rënda ajrore dhe artileri."

Ai i kërkoi Rusisë të "mendojë për mbetjet e reputacionit të saj" dhe të vendosë një "armëpushim të vërtetë të Pashkëve në Mariupol" së bashku me një korridor humanitar për civilët dhe një raund të veçantë bisedimesh./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat