Detaje të reja për sulmin në Nice, sulmuesi disa ditë më parë kishte blerë thikë – nuk ka dosje kriminale

Evropë

Detaje të reja për sulmin në Nice, sulmuesi disa ditë më parë kishte blerë thikë – nuk ka dosje kriminale

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një burrë 31-vjeç rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm i armatosur me thikë, u fut brenda një kishe në Nice.

Ai për cak kishte priftin dhe murgeshën, e cila u lëndua derisa tentoi të ndalë sulmuesin.

Siç ka bërë të ditur kryetari i qytetit francez Nice, Kristian Estrosi, ka thënë se prifti është hospitalizuar, kurse murgesha ka shpëtuar me lëndime më të lehta.

Ajo ishte pikërisht gruaja që intervenoi për ta çarmatosur agresorin. Estrosi ka shtuar se policia nacionale dhe ajo komunale bashkërisht kanë vepruar.

Sipas tij, i dyshuari disa ditë më parë kishte blerë një thikë me një maje prej mbi 7 centimetra të gjatë.

E ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin, ka konfirmuar se jeta priftit nuk është në rrezik. Ai ka falënderuar policinë për intervenimin.

Siç raportojnë mediat franceze, sulmuesi ka lindur më 1991 me shtetësi franceze i cili jeton dhe vepron në Nice, por pa ndonjë dosje të kaluarës kriminale.

Ai me sa duket ishte “bipolar” dhe sipas një burimi brenda policisë, nuk kishte “apriori karakter terrorist” gjesti i tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat