Zëvendëskryeministrja ukrainase: Korridori i evakuimit për Mariupol nuk u hap të dielën

Evropë

Zëvendëskryeministrja ukrainase: Korridori i evakuimit për Mariupol nuk u hap të dielën

Nga: M.H. Më: 24 prill 2022 Në ora: 18:43
Iryna Vereshchuk

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se një korridor evakuimi për Mariupol nuk u hap të dielën sepse pala ruse nuk garantoi një armëpushim.

"Ne nuk mund të hapnim korridorin humanitar për Mariupolin, pasi Rusia nuk konfirmoi garancinë e një regjimi të armëpushimit," tha Vereshchuk në komentet në televizionin kombëtar.

"Ne do të provojmë përsëri nesër”, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Vereshchuk shprehu shpresën se Kombet e Bashkuara mund të ndërmjetësojnë një evakuim humanitar, duke thënë,

"Unë mendoj se OKB-ja duhet të kishte qenë dhe duhet të ishte më efektive tani në sigurimin e korridoreve të evakuimit, sepse aktualisht ka 1000 gra dhe fëmijë në Azovstal tani. Plus 500 ose më shumë të plagosur, 50 prej të cilëve kërkojnë kujdes urgjent mjekësor. Dhe kjo është ajo që zoti Guterres duhet të thotë në Moskë nëse mendon të flasë për paqen”, u shpreh ajo.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë javën e ardhshme në Ukrainë, ku pritet të takohet me Presidentin Zelensky të enjten, sipas një zëdhënësi të OKB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat