Zbulohet skenari që po përgatit Putini për Ukrainën – dalin detaje

Evropë

Zbulohet skenari që po përgatit Putini për Ukrainën – dalin detaje

Nga: M.H. Më: 25 prill 2022 Në ora: 10:04
Vladimir Putin

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Richard Dannatt foli për Sky News këtë mëngjes derisa u shfaq lajmi se pesë stacione hekurudhore ukrainase ishin goditur brenda një ore.

Ai tha se sulmi i koordinuar nuk është “i befasishëm”, duke shtuar se Rusia e ka kuptuar se "po lufton për të bërë përparime në luftën taktike”, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Në vend të kësaj, Lord Dannatt tha se Moska "po përpiqet të përhapë shqetësim, dëm, zhgënjim dhe të ulë moralin e popullit ukrainas në të gjithë vendin me raketa lundrimi dhe sulme të tjera në Ukrainën qendrore dhe perëndimore".

Ai shtoi: Prandaj nuk është për t'u habitur që, në mënyrë të koordinuar, brenda një ore, ata kanë goditur pesë stacione hekurudhore.

Dannatt tha se kuptohet se Rusia ka të ngjarë të nisë një sulm të ri në fabrikën e çelikut Azovstal, ku strehohet pjesa e mbetur e forcave mbrojtëse të Mariupolit.

Ai tha: “Në fund të fundit, Vladimir Putin duhet ta përfundojë atë aspekt të fushatës së tij nga Dita e Fitores së forcave të armatosura më 9 maj.

"Përndryshe, përpjekjet për të arritur një përparim të madh, një sukses i madh në Donbas, duket se po u shmangen atyre."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat