Norvegji, aktivistët bllokojnë cisternën ruse të naftës

Evropë

Norvegji, aktivistët bllokojnë cisternën ruse të naftës

Më: 25 prill 2022 Në ora: 13:02
Aktivistët e Greenpeace bllokojnë cisternën ruse të naftës

Këto fotografi paraqesin një skenë të jashtëzakonshme në Norvegji, ku aktivistët e Greenpeace po bllokojnë një cisternë të madhe nafte ruse nga ankorimi.

“Ust Luga” po përpiqet të dërgojë naftë ruse në Asgardstrand, Norvegji, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon prej 61 ditësh.

Norvegjia ka vendosur sanksione kundër Rusisë në përgjigje të luftës dhe konfirmoi në mars se do të ndalonte tregtimin e naftës ruse.

Në ditën e 61 të luftës bombardimet ruse po vazhdojnë në lindje të Ukrainës, duke shënuar vdekje masive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat