Ndihmës-sekretarja Donfrid dhe i dërguari amerikan Eksobar sot në Beograd takohen me Vuçiqin

Evropë

Ndihmës-sekretarja Donfrid dhe i dërguari amerikan Eksobar sot në Beograd takohen me Vuçiqin

Nga: F. B. Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:21
Gabriel Eksobar

Ndihmës-sekretarja Karen Donfrid dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Gabriel Eksobar dje kanë nis turneun në vendet e Ballkanit, pas vizitës në Prishtinë, ata sot do qëndrojnë në Beograd, ku do takojnë krerët e shtetit, takimi me Vuçiq është parashikuar për në ora 15.00, shkruan”Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq sot do të pres ndihmës-sekretaren amerikane Donfrid të ngarkuar për Evropë edhe Euro-Azi, ka njoftuar zyra e shërbimit të presidencës së Serbisë.

Në këtë takim do të marr pjesë edhe i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkan Eskobar.

Më pas Donfrid do takohet me kryeministren e Serbisë Brnabiç në zyrën e Qeverisës së Serbisë, shkruan gazeta.

Donfrid dje ka qëndruar në Prishtinë në turneun e Ballkanit ku pos Kosovës, do të vizitojë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë.

Nga takimet e zhvilluara në Prishtinë, Donfrid ka potencuar se prioritet për ShBA është dialogu , pasi status quo i konvenon vetëm Rusisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat