Çfarë është Transnistria dhe pse është e rëndësishme për Rusinë?

Evropë

Çfarë është Transnistria dhe pse është e rëndësishme për Rusinë?

Nga: M.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 09:25
Një pamje e këshillit të qytetit të Tiraspolit, kryeqyteti i Transnistrisë, Moldavi, më 25 nëntor 2021.

Republika e vetëshpallur e Transnistrisë e cila ka kushtetutën, ushtrinë, monedhën dhe flamurin e saj, por nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar  mund të tërhiqet në luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një gjeneral i lartë rus tha javën e kaluar se ushtria po synon "kontrollin e plotë" mbi rajonin lindor të Donbasit dhe Ukrainën jugore dhe të fitojë akses në Transnistria, territori separatist në vendin fqinj të Moldavisë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

TASS citoi komandantin në detyrë të Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë, gjeneral-major Rustam Minnekaev të thoshte se:

Qëllimi ishte krijimi i një korridori tokësor midis Donbasit dhe Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në 2014”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat